5 lojtarë në radarin e Manchester City

5 lojtarë në radarin e Manchester City

Pasi humbën titullin e Premier League ndaj Liverpool, ekipi i Pep Guardiola po sigurohet që të kthehen më të fortë në sezonin e ardhshëm.

Dukej që gjerat do të shkojnë keq për Qytetarët pasi që ata u denuan me 2 vite mos pjesëmarrje në kompeticionet evropiane, por pas anulimit të këtij vendimi, duket se ekipi Anglez po fokusohet që në sezonin e ardhshëm të luftojnë për qdo titull, raporton Insajderi.

Sipas tabloidit Daily Star, Manchester City ka identifikuar pesë lojtarë si objektivat e tyre. Kësaj liste i prinë mbrojtësi nga Napoli, Kalidou Koulibaly. Pos tij, emrat tjerë që përmenden janë Nathan Ake (Bournemouth), Pau Torres (Villareal), Ferran Torres (Valencia) si dhe Ruben Dias (Benfica)./Insajderi.com