Joe Biden akuzon Trump për dështimet me Covid 19

Joe Biden akuzon Trump për dështimet me Covid 19

Joe Biden vazhdon akuzat e tij në drejtim të Donald Trump, për dështimet e vazhdueshme, sipas tij, në luftën ndaj Covid 19.

“Zoti President, Injoranca juaj, nuk është një virtyt apo një shenjë e forcës tuaj-në fakt është një nënvlerësim i reagimit tonë ndaj kësaj krize të pashembullt në çdo hap dhe kjo po u kushton Amerikanëve me humbjen e punëve dhe jetëve të tyre” tha Biden në mesin e shumë gjërave të tjera, raporton Insajderi.

140 mijë Amerikan kanë humbur jetën nga virusi dhe sipas analistëve e njohësve të gjendjes në Amerikë, menaxhimi i krizës së Covid nga Doland Trump, ka qenë larg nga pritshmëritë dhe ai ka dështuar që të vlerësohet si menaxhues i mirë në këtë situatë dhe rrjedhimisht, Joe Biden ka fituar avantazh në garën për president./Insajderi.com.