Protestat në SHBA: Gruaja e zhveshur shfaqet papritmas para oficerëve policorë e gazit lotsjellës

Protestat në SHBA: Gruaja e zhveshur shfaqet papritmas para oficerëve policorë e gazit lotsjellës

Ishte ora 01:45 e mëngjesit. Dave Killen, një fotograf për Oregonian/OregonLive, ishte afër fundit të ndërrimit të tij duke mbuluar protestat e natës në Portland, shkruan Oregon Live, transmeton Insajderi.

Në pesë orët që ai kishte qenë jashtë duke fotografuar, Killen dhe një grup protestuesish ishin shtyrë nga policia në veri të rrugës së tretë, tha ai, në kryqëzimin e saj me Rrugën Taylor. Oficerët qëndruan përgjatë kryqëzimit, përballë grupit të protestuesve.

Pastaj, u shfaq një grua lakuriq. Ajo doli për në kryqëzimin përpara ku po qëndronte policia. Killen tha që ajo kishte vënë vetëm një maskë për fytyrën dhe një kapelë ndërsa ecte në drejtim të policisë.

Ajo ecte afër vendkalimit. Ajo u shtri, duke hapur këmbët dhe bënte poza baleti

“Të gjithë mbetën të befasuar”, tha Killen.

Oficerët qëlluan me toptha me përmbajtje piperi në këmbët e saj. Një protestues tjetër vrapoi para saj me një mburojë, shtoi Killen, por ajo refuzoi sepse qartazi nuk donte të mbulohej.

Fotografitë nga Killen dhe gazetari i pavarur Donovan Farley u bënë virale në media sociale. Gruaja nuk është identifikuar, por ajo është cilësuar nga disa si “Athinaja e Zhveshur”.

Në mitologjinë greke, Athinaja ishte perëndia e luftës, bija e preferuar e Zeusit, luftëtare e ashpër dhe e pamëshirshme.

Lakuriqësia ka shërbyer si një formë proteste, të paktën në shekullin XI. Sipas gojëdhënave, Lady Godiva, një grua anglo-saksone, mbrojtëse e kishave dhe manastireve, mendohet se kalëroi e zhveshur në Angli, e mbuluar nga flokët e gjatë, për të protestuar kundër taksimit shtypës. /Insajderi.com