Emiratet e Bashkuara Arabe nisin misionin e tyre të parë historik në Mars

Emiratet e Bashkuara Arabe nisin misionin e tyre të parë historik në Mars

Emiratet e bashkuara Arabe kanë nisur raketën H2-A nga Tanegashima. Raketa është nisur në udhëtimin prej 500 milion kilometrash për të studiuar klimën dhe motin e këtij planeti.

Dy tentime të mëhershme për të nisur raketën janë anuluar për shkak të kohës së papërshtatshme, raporton BBC News, shkruan Insajderi.

Raketa do të kthehet në shkurt të 2021 që i bie të jetë 50 vjetori i formimit të Emirateve Arabe.

Udhëheqësja e Hope, Sarah Al Amiri, foli për entuziazmin dhe ndjenjën e lirimit duke e parë raketën tek niset me sukses. Ajo shtoi që ky veprim do të ketë impaktin për popullin e saj sikurse Apollo 11 në Hënë për amerikanët.

“Sot jam shumë e lumtur që fëmijët në Emirate do të zgjohen në mëngjesin e 20 korrikut dhe do të kenë një realitet të ri, mundësi të reja që do i lejojnë ata të krijojnë një impakt më të madh në botë.”/Insajderi.com