Mungesa e lirisë së shprehjes si arsye për rritjen e numrit të vetëvrasjeve në Gaza

Mungesa e lirisë së shprehjes si arsye për rritjen e numrit të vetëvrasjeve në Gaza

Suleiman al -Ajuri ishte një aktivist i ri dhe shumë popullor nga Gaza, i cili kreu vetëvrasje para pak kohësh, duke hedhur dritë në rastin e vetëvrasjeve të shumta që po ndodhin së fundmi në vendin e tij.

Sipas një grupi lokal për të drejtat e njeriut “Palestian Center for Conflict Resulution, 30 veta kanë kryer vetëvrasje prej fillimit të këtij viti, ndërsa 600 të tjerë kanë tentuar të ia marrin vetes jetën, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Suleiman kishte udhëhequr protesten “Ne duam të jetojmë”, që konsiderohet një prej protestive më sfiduese të mbajtura gjatë sundimit të Hamas, e cila përfundoi dhunshëm.

Suleiman u arrestua dhe u akuzua për shprendarje të kaosit.

Abu Muhammad, babai i Suleiman thotë: “Nuk e di se çka e shtyu djalin tim të bëj vetëvrasje. Ne ishim në shtëpi, ai hëngri shujtën e tij të fundit. Ai nuk kishte ndonjë problem dhe unë ende nuk e di se çka i ka ndodhur atij. Mendoj se varfëria nuk është arsye për të bërë vetvrasje. Ne si familje jemi në gjendje shoku.”

Familjet e viktimave të vetëvrasjes në Gaza nuk flasin publikisht për këtë, sepse akti i vetëvrasjes konsiderohet tabu në shoqërinë Islamike.

Rabee Hammound nga PCCR thotë: “Arsyeja kryesore për vetëvrasje është ndarja politike që luan rol të rëndësishëm për njerëzit këtu. Kur dikush vendos të vetëvritet, ai ka arritur fundin dhe ka konsideruar të gjitha opsionet. Nuk është vendim i papritur.

Autoritetet e Hamas thonë që nuk ka krizë vetëvrasjesh, mirëpo situate në Gaza është duke shkuar drejt përkeqësimit, me 65 përqind të të rinjëve pa punë./Insajderi.com