Zbulohet vaksina kundër Coronavirusit – ende në fazë testuese

Zbulohet vaksina kundër Coronavirusit – ende në fazë testuese

Vaksina kundër Coronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it duket se është e sigurt dhe e trajnon sistemin imunitar të njeriut, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Studimi që përfshinë 1077 njerëz ka treguar se injeksioni u ka ndihmuar të krijojnë anti-trupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë virusin.

Gjetjet janë jashtëzakonisht premtuese, por është ende tepër herët për të parë nëse kjo është e mjaftueshme për ta mbrojtur trupin nga virusi.

Studime me numër më të mëdha njerëzish janë duke u zhvilluar.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 100 milionë doza të kësaj vaksine.

Si funksionon vaksina?

Vaksina – e quajtur ChAdOx1 nCoV-19 – është duke u zhvilluar me një shpejtësi të paparë.

Është bërë nga një virus gjenetikisht i inxhinierizuar që shkakton të ftohurit tek shimpanzetë.

Është modifikuar drastikisht, në mënyrë që të mos shkaktoi infektime tek njerëzit dhe gjithashtu të duket më shumë si Coronavirus.

Shkencëtarët e kanë bërë këtë duke transferuar instruksionet gjenetike të “proteinës spike”, të Coronavirusit, që është “mjeti” kryesor se si virusi pushton qelizat tona.

Kjo do të thotë se vaksina e imiton Coronavorusin dhe sistemi ynë imun mësohet se si ta sulmojë.

Çka janë ati-trupat dhe qelizat T?

Shumica e fokusit në Coronavirus deri tani kanë qenë anti-trupat, por këta janë vetëm një pjesë e mbrojtjes tonë imunitare.

Anti-trupat janë proteina të vogla, të krijuara nga sistemi imunitar që ngjitet në sipërfaqen e virusit.

Nëse i neutralizojmë anti-trupat mund ta paaftësojmë Coronavirusin.

Qelizat T, një lloj i qelizave të bardha të gjakut, ndihmojnë në koordinimin e sistemit imunitar dhe janë  në gjendje që ta hetojnë se cilat qeliza në trupin tonë janë infektuar dhe t’i shkatërrojnë ato./Insajderi.com