Zyrtare: Dortmund transferon Jude Bellingham

Zyrtare: Dortmund transferon Jude Bellingham

Ekipi i Dortmund, ka bërë një transferim të bujshëm, duke transferuar super talentin nga Anglia, Jude Bellingham.

Jude ishte lojtar i Birmingham City dhe ishte ndër lojtarët më të kërkuar në vitin e fundit, por gara e vërtetë për shërbimet e tij, po zhvillohej në mes Manchester United dhe Dortmund, por këta të fundit dolën fitimtarë, raporton Insajderi.

Sipas Sky Sports, Dortmund ka thyer rekordin botëror për këtë transferim, pasi lojtari është vetëm 17 vjeç dhe asnjë lojtarë në këtë moshë nuk është shitur ose blerë për një shumë prej 25 milion futesh, aq sa janë raportuar shumat e këtij transferi./Insajderi.com