Mungon vetëm nënshkrimi – Havertz lojtar i Chelsea

Mungon vetëm nënshkrimi – Havertz lojtar i Chelsea

Chelsea shumë afër transferimit të mesfushorit të Bayer Leverkusen, Kai Havertz. Për 21-vjeçarin po interesohen shumë klube të mëdha, por duket se Chelsea po e fiton garën, njofton The Athletic, raporton Insajderi.

Krerët e klubit londinez janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për Havertzin, që ka aftësi të ngjashme me legjendën nga Brazili, Kaka.

Havertz këtë stinor i ka shënuar 17 gola dhe I ka asistuar 9-të tjerë në 43 ndeshje në të gjitha garat për ekipin e tij./Insajderi.com.