4 të vdekur, 26 të shtrirë në spital pasi konsumuan dezinfektantë duarsh

4 të vdekur, 26 të shtrirë në spital pasi konsumuan dezinfektantë duarsh

Disa njerëz kanë vdekur dhe hospitalizimet janë rritur ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit në Arizona për shkak të njerëzve që konsumojnë dezinfektuesin e duarve që përmban metanol, thonë zyrtarët amerikanë, njofton Insajderi.

Që nga maji, katër njerëz kanë vdekur dhe 26 njerëz janë shtruar në spital pasi konsumuan dezinfektantë duarsh, sipas drejtorit të Qendrës së Informacionit të Helmimit dhe Drogës në Arizona, Dr Steve Dudley.

Njerëzit e shtruar në spital për ekspozim ndaj metanolit në Arizona ishin kryesisht 30 deri në 40 vjeç dhe disa pranuan se pinin sanitizues të duarve si një zëvendësues të alkoolit, tha Dudley. Disa njerëz pësuan simptoma të tilla si problem në shikim, humbje të shikimit dhe status mendor të ndryshuar rëndë.

“Kjo shkaktoi një alarm sepse sanitizuesi i duarve normalisht është kryesisht etanol, që është ajo që ne zakonisht shohim në alkool”, tha Dudley. “Dhe ndërsa njerëzit përfundimisht mund të sëmuren nga alkooli, kjo nuk ishte aspak e njëjta pamje.” /Insajderi.com