Liderët e BE-së arrin marrëveshje historike pas Samitit maratonik

Liderët e BE-së arrin marrëveshje historike pas Samitit maratonik

Liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje tejet të rëndësishme për një paketë rimëkëmbjeje pas situatës me Coronavirus, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Kjo marrëveshje përfshinë 750 miliardë euro në grante dhe hua. Këto para pritet t’i ndihmojnë 27 shtetet e BE-së në ballafaqimin me situatën post-pandemike.

Bisedimet kanë parë një përplasje të ashpër mes vendeve që kanë qenë shumë të goditura dhe atyre që kanë qenë më pak e që brengoseshin për shumën e parave.

Marrëveshja është më e madhja ndonjëherë që është arritur në mes anëtarëve të BE-së.

Kryetari i Samitit, Charles Michel, deklaroi se ky ishte një “moment pivotal” për Evropën.

Nga kjo marrëveshje, Italia dhe Spanja pritet të jenë përfituesit më të mëdhenj.

Samiti, që filloi në Bruksel, të premten në mëngjes, ka parë mbi 90 orë bisedime, dhe kështu është shndërruar në Samitin më të gjatë të BE-së, qysh nga viti 2000 në Nicë të Francës – samit që kishte zgjatur pesë ditë./Insajderi.com