Lista Serbe ka thënë se nuk ka informacione që Telekomi Serbisë do ta blejë IPKO-n.

Nënkryetari i parë në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Zoran Mojsiloviq nga Lista Serbe ka deklaruar se nuk informacione zyrtare se Telekomi i Serbisë ka interesim për ta blerë kompaninë IPKO.
Ai tha se këto diskutime nga kolegët e tij deputet janë politike, ka pyetur bordin në këtë raportim se a është vetëm Telekom Serbia në garë për IPKO.
“Unë e kuptoj se këto diskutime janë politike. Por më intereson të dijë a është i vetmi Telekomi i Serbisë që ka shpreh interesim për IPKO-n”, ka pyetur Mojsiloviq.
Anëtari i bordit të ARKEP, Hazir Hajadri, iu është përgjigjur deputetit në fjalë bazuar në raportimet në media.
“Operatori serb ka ofruar 155 milionë euro për blerjen e IPKO-s dhe është operatori më serioz. Por, këto informata i kemi vetëm nga ato që kanë qarkulluar në media”, theksoi Hajdari. /Insajderi.com/