Portieri i përfaqësuese së Kosovës, nënshkruan me klubin elitar nga Kroacia

Portieri i përfaqësuese së Kosovës, nënshkruan me klubin elitar nga Kroacia

Federata e Handboll-it e Kosovës, ka njoftuar se portieri i përfaqësueses së Kosovës, Liridon Zena, do të luaj në ligën elitare të Handboll-it në Kroaci.

“Paraqitja për Kosovën i jep hov karrierës së Liridon Zenës. Paraqitja impresive me Kombëtaren e Kosovës në hendboll në fillim të vitit, i ka ndihmuar shumë portierit tonë, Liridon Zena. Zena së fundi ka bërë hap të rëndësishëm për karrierën e tij. Nga liga e dytë e Kroacisë portieri ynë ka kaluar në ligën e parë të Kroacisë, përkatësisht në ligën elitare të këtij vendi.  Zena në vazhdim të karrierës do të jetë pjesë e skuadrës Zamet, që përfundoi e pesta në kampionatin kroat. Ka mbetur vetëm prezantimi zyrtar i tij te Zameti i Rijekës pasi marrëveshja është arritur. Trajner i Zametit është portieri legjendar Valter Matosheviq që kishte fituar dy medalje të arta olimpike si dhe kampionatin botëror të vitit 2003. Matosheviq ka qenë trajner i Zenës dy vite më parë te Mornar Crikvenica, ku portieri i Kosovës e ka zhvilluar karrierën deri më tani. Zena kishte debutuar për Kosovën në ndeshjen kualifikuese për botëror ndaj Gjeorgjisë në Benevento të Italisë në janar të këtij viti. Falë edhe pritjeve të tij, Kosova shënoi fitore të madhe ndaj Gjeorgjisë me rezultat 30:21. Ajo paraqitje natyrisht i ka ndihmuar Liridonit për të kaluar në elitën kroate. Ditë më parë hap të rëndësishëm në karrierë bëri edhe Haris Berisha. Me këta dy e po ashtu me Flamur Gërbeshin dhe portierët tjerë, konkurrenca për një vend në Kombëtare vlerësohet shumë e madhe. Konkurrenca natyrisht ndikon në rritje të cilësisë dhe kësaj i gëzohen të gjithë” thuhet në njoftimin e federatës së handbollit të Kosovës, raporton Insajderi.

Sporti i Handbollit ka marrë hov në zhvillim, pasi shumica e lojtarëve të ligës, kanë kaluar nëpër ligat e forta evropiane./Insajderi.com.