Solskjaer: Nuk kemi kohë për të “vajtuar” humbjen nga Chelsea

Solskjaer: Nuk kemi kohë për të “vajtuar” humbjen nga Chelsea

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka deklaruar se ekipi i tij nuk ka kohw pwr tw humbur e pwr tw vajtuar, nga humbja nw gjysmëfinale prej ekipit tw Chelsea.

“Kur ju humbni një ndeshje jeni të lënduar dhe të zhgënjyer, por ne vetëm duhet të përqendrohemi në ndeshjen tjetër. Ne kemi humbur ndeshje të mëdha më parë dhe i kemi kthyer ato, dhe kjo është ajo që duhet të dimë, është pjesë e lojës dhe ne duhet të shohim për ndeshjen e radhës” tha trajneri norvegjez, raporton Insajderi.

Ekipi i United, ka kaluar nëpër një formë të mirë që nga afati kalimtarë i Janarit, kur ata bënë 2 perforcime. “Ne jemi ngritur gjatë sezonit me ardhjen e Odion dhe Bruno, dhe me kthimin nga lëndimi të Paul Pogba dhe Marcus Rashford. Ne jemi më të mirë si një grup, më të fortë, do të shohim se si ata do të luajnë të Mërkurën(kundër West Ham).”./Insajderi.com