Jurgen Kloop: Liverpool nuk do të shpenzojë në këtë afat

Jurgen Kloop: Liverpool nuk do të shpenzojë në këtë afat

Trajneri I Liverpool, Jurgen Klopp, ka arritur sukses tw jashtwzakonshwm sivjet me Liverpool, duke e kthyer në Anfield titullin pas mw shumw se 30 viteve. Por ai ka thënë se ekipi i tij nuk do të shpenzojë në këtë afat kalimtarë.

“Jam plotësisht i kënaqur me skuadrën time. Kam qenë edhe vitin e kaluar kur të gjithë na kanë pyetur për nënshkrimin me këtë apo atë lojtarë. Por ne kishim arsyet e tona se pse nuk transferuam lojtarë. Nuk është se nuk kemi dashur. Ne mundohemi që vazhdimisht të bëjmë zgjidhjet e duhura. Por paraqitja e COVID-19 ka ndryshuar situatën sërish dhe fatkeqësisht për të keq. Ka ndryshuar për të gjithë biznesin në botë, jo vetëm për futbollin”, ka thënë trajneri gjerman, transmeton Insajderi.

“Nuk është se mendojmë që nuk mund të përmirësohemi, edhe në bazë të transferimeve. Ne vetëm e bëjmë atë që është e mundur për ne dhe atë që jemi në gjendje ta bëjmë” ka p♪7rfunduar Jurgen Klopp.

Kujtojmë se Klopp ka arritur suksese të mëdha me Liverpool, duke e bërë kampion të Champions League dhe këtë vit të Premier League./Insajderi.com.