Dy gazetarët kryesorë në Fox News paditen për ngacmim seksual

Dy gazetarët kryesorë në Fox News paditen për ngacmim seksual

Kjo padi e ngritur të hënën në Gjykatën e Qarkut në Nju Jork pretendoi se ish-gazetarja e Fox News, Cathy Areu, është ngacmuar nga Tucker Carlson, Sean Hannity dhe dy prezantuesë lajmesh të Fox.

Ky lajm mori dhenë dhe ka mbushur faqet e para të mediave ndërkombëtare sa i takon çështjes së dy gazetarëve kryesore të Fox News, Tucker Carlson dhe Sean Hannity.

Raportohet se Carlson dhe Hannity janë paditur për ngacmim seksual. Ssh-gazetarja e Fox Neës, Cathy Areu,pretendon  është ngacmuar seksualisht nga Tucker Carlson, Sean Hannity dhe dy prezantues lajmesh të Fox.

Në padinë e saj, Cathy Areu pretendon se Carlson dhe një tjetër moderator i Fox, Hoëard Kurtz, janë përpjekur ta çojnë atë në hotel. Ngjarje kjo që raportohet të ketë ndodhur në 2018 dhe 2019.

Në të njëjtin rast, një ish-punonjëse në Fox tha që ajo ishte ngacmuar dhe dhunuar nga prezantuesi i lajmeve Ed Henry, i cili u pushua nga puna në 1 korrik menjëherë pasi rrjeti u ndërgjegjësua për akuzat.

Avokati i Henry, Catherine Foti, tha të hënën se akuzuesi i klientit të saj, Jennifer Eckhart, filloi dhe inkurajoi një marrëdhënie seksuale.

Hannity dhe Carlson përfaqësojnë dy të tretat e formacionit fitimprurës të Fox-së në ‘prime time’, ndërsa Kurtz prezanton shfaqjen e fundjavës “Media Buzz”. Asnjë nga burrat nuk është përmendur më parë në asnjë pretendim për sjellje të keqe në Fox derisa akuzat të ishin bërë nga Cathy Areu.

Padia e ngritur në Nju Jork përshkruan sikletin e Areu me një incident të Marsit 2018 në serialin e shfaqjes së Hannity, ku prezantuesi dyshohet se vuri 100 dollarë në një tavolinë dhe i sfidoi burrat në stafin e tij për ta ftuar atë në një takim romantik. /Insajderi.com

Burimi: Chicago Tribune