ZYRTARE: Milan vazhdon kontratën e Stefano Pioli

ZYRTARE: Milan vazhdon kontratën e Stefano Pioli

Klubi nga Serie A, Ac Milan ka befasuar të gjithë kur ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkpunimit me trajnerin aktual, Stefano Pioli.

“AC Milan njofton se ka arritur marrëveshje me Stefano Piolin për zgjatjen e kontratës edhe për 2  sezone të tjera. Kontrata e re do të skadojë në verën e 2022-shit” thuhet në njoftimin e klubit të Ac Milan, raporton Insajderi.

Kujtojmë se Milan ishte shumë afër që të siguronte shërbimet e trajnerit gjerman, Ralf Rangnick, por që në fund duket se gjithçka është rrënuar dhe për këtë ekzistojnë 2 arsyje. E para është se klubi aktual i Ralf Rangnick ka kërkuar dëmshpërblim nga Milan për të lëshuar trajnerin dhe e dyta është se Stefano Pioli është duke treguar rezultate shumë të mira me Milan./Insajderi.com.