Dr Harvey Risch, një profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik Yale, tha të martën se ai mendon se hidroksilklorina mund të shpëtojë 75,000 deri në 100,000 jetë nëse ilaçi përdoret gjerësisht për të trajtuar coronavirus-in, shkruan Fox News, transmeton Insajderi.
Ndonëse disa mjekë kanë kunërshtuar sugjerimin e tij, ai ende qëndron me mendimin e tij.
Risch theksoi se po zhvillohet një “luftë propagandistike” kundër përdorimit të ilaçit për qëllime politike, jo bazuar në “fakte mjekësore”.
Studiuesit në Sistemin Shëndetësor Henry Ford në Michigan-in Juglindor kanë zbuluar se administrimi i hershëm i hidroksilklorinës bën që pacientët e shtruar në spital kanë më pak të ngjarë të vdesin.
Studimi, i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Sëmundjeve Infektive, përcaktoi që hidroksilkroina siguronte një “reduktim të raportit të rrezikut prej 66 përqind”, dhe hidroksilkorin me azitromicinën një ulje prej 71 përqind.
“Provat e ardhshme janë të nevojshme” për rishikim të mëtejshëm, studiuesit shënojnë, madje siç konkluduan: “Në këtë vlerësim shumë spitalor, kur kontrollohej për faktorët e rrezikut COVID-19, trajtimi me hidroksilkorin vetëm dhe në kombinim me azitromicinën shoqërohej me zvogëlimin e vdekshmërisë nga COVID-19.” /Insajderi.com