Albian Ajeti në ekipin e famshëm Celtic

Albian Ajeti në ekipin e famshëm Celtic

Lojtari i West Ham, Albian Ajeti, është duke u kërkuar me ngulm nga kampioni i Skocisë, Celtic.

Sipas mediave nga Anglia, si The Telegraph, Mirror dhe The Sun, Ajeti pëlqehet shumë nga ekipi i Celtic dhe gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtim të transferimit të tij në Skoci, raporton Insajderi.

Albian Ajeti ishte transferuar nga Basel tek West Ham, për 8.7 milion euro, por nuk ka arritur që të fitojë minutazhë dhe rrjedhimisht, po mendon largimin e tij nga Londra. Kartoni i lojtarit llogaritet rreth 10 milion euro, para të cilat mund të paguhen nga ekipi i Celtic.

Albiani kishte bërë karrierë tek Augsburg dhe përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, për të cilët ka 10 paraqitje dhe ka shënuar një gol./Insajderi.com.