Tempulli Satanik po ofron ‘Bursën e Avokatit të Djallit’

Tempulli Satanik po ofron ‘Bursën e Avokatit të Djallit’

Tempulli Satanik dëshiron të ndihmojë maturantët e shkollës së mesme të ndjekin arsimin e lartë me “Bursën e Avokatit të Djallit”, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Organizata, e cila lufton për një ndarje midis fesë dhe çështjeve publike, do të kontrollojë paraqitjet nga maturantët e vitit 2020 dhe do të japë dy fituesve 500 dollarë në para të bursave.

Aplikantëve të interesuar u kërkohet të paraqesin një përgjigje krijuese në formën e një eseje, poezie, vepre arti ose filmi duke iu përgjigjur njërës prej dy pyetjeve.

E para pyet se çfarë kanë bërë aplikantët për të promovuar parimet dhe misionin e tempullit. E dyta kërkon një përshkrim të një mësuesi që “shkatërroi shpirtin tuaj, minoi vetëbesimin tuaj dhe ju bëri që të urreni çdo minutë që u detyruat të ishit në shkollë”.

Periudha e aplikimit të bursave u hap të hënën. Malcolm Jarry, bashkëthemeluesi i organizatës, i tha CNN të mërkurën se 50 aplikime ishin pranuar.

Jarry tha se ideja erdhi kur një gjimnazist e dërgoi një shkrim me postë elektronike për t’i kërkuar një rekomandim për një bursë fetare që ofrohej në shkollën e saj.

“Unë u zhgënjeva që ajo nuk e mori bursën dhe e pashë atë moment si një mundësi për të ofruar bursën tonë që pasqyron vlerat tona”, tha ai. /Insajderi.com