Ekipi spanjoll, Barcelona, ka informuar mbrojtësin Samuel Umtiti se ai do të shitet në këtë afat kalimtarë, pasi nuk bënë pjesë në planet e klubit.
Gazeta e afërt me ekipin e Barcelonës, SPORT, ka treguar se tanimë klubi ka biseduar me lojtarin dhe e ka informuar se emri i tij gjendet në listën e shitjeve, pasi ai nuk është pjesë e planeve të klubit katalan, raporton Insajderi.
Samuel Umtit, fitues i kupës së botës me Francën, edhi me pritshmëri të mëdha dhe filloi shumë mirë tek Barcelona, por në këto 2 vitet e fundit, ai ka humbur vendin e titullarit, shkaku i lëndimeve të shumta dhe rrjedhimisht, çmimi i tij në treg ka rënë ndjeshëm./Insajderi.com.