Elon Musk merr vëmendjen e teoristëve konspirativë me deklaratën për lansimin e muzikës nga një “chip” në tru

Elon Musk merr vëmendjen e teoristëve konspirativë me deklaratën për lansimin e muzikës nga një “chip” në tru

Nëse deri më tash, Elon Musk nuk ju ka përngjarë “gjenive të këqinjë” nga filmat e librat “science fiction”, duhet të dëgjoni lajmin më të ri që vjen prej tij.

Musk i cili është udhëheqës i kompanive Sapce X dhe Tesla, ka treguar në Twitter për projektin e tij më të ri, një “micro-chip” që do të u mundësojë përdoruesve të lansojnë muzikë direkt në trurin e tyre, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Kjo deklaratë që tingëllon si një episodë  nga seriali “Black Mirror”, sqaron më tutje se si funksionon ky mekanizëm. “Micro-chipi” funksionon si një “kompjuter-tru” dhe është pjesë e projektit të Musk të vitit 2016 që quhet Neuralink.

Musk tha në një tëeet  që mekanizmi do të funksionojë sikur po dëgjon muzikë që vjen direkt nga veshët. Ai po ashtu shtoi se Neurolink mund të ndihmojë të kontrollohet niveli i hormoneve dhe të përdoret në avantazhin tonë. Ende nuk është konfirmuar nëse e gjithë kjo është e vërtetë.

Në një fjalim të vitit 2019, Elon tha se Neurolink ishte duke punuar në një mekanizëm që i ngjan maqinës së qepjes, e cila do të mundësojë një lidhje të drejtëpërdrejt në mes të një kompjuteri dhe trurit njerëzor.

Procesi, të cilin ai e krahasoi me një operacion laserik të syrit, do të involvojë një robot neurokirurg që do të fusë në tru një mekanizmin.

Ideja që Musk të ketë mundësinë të ndërhyjë në trurin tonë nuk është edhe aq e këndshme, sidomos duke pasur parasysh tendencat e tij ekstreme: fakti që ai i quan njerëzit e pafajshëm pedofilë, lasnimi i pantallonave shumë të shkurtëra prej sateni të kuq (Tesla shorts) duke ju vënë çmimin prej 69.420 funtash./Insajderi.com