Alan Shearer: Mason Greenwood do ta thyejë rekordin tim

Alan Shearer: Mason Greenwood do ta thyejë rekordin tim

Ish sulmuesi i Newcastle United dhe njëri nga ish sulmuesit më të mirë në botë, që mbanë rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Premier Ligë, me 260 gola, ka parashikuar se cili lojtar mund ta thyej rekordin e tij shumë vjeçar.

“Mason Greenwood është një super yll me një të ardhme të madhe para vetës së tij. Ai është i pandalshëm me të dy këmbët, ai nuk i jep asnjë gjasë portierëve që ata të vendosen dhe godet fuqishëm nga secila pozitë, brenda ose jashtë zonës së rreptësisë” tha Shearer për BBC, transmeton Insajderi.

“Karrierës nuk i dihet dhe shumë gjëra mund të ndodhin, por unë mendoj se pas 10-12 viteve ne do të jemi duke folur se si Greenwood ka thyer rekordin tim” përfundoi legjenda Shearer.

Mason Greenwood dje ka regjistruar paraqitjen e tij të 50 me Manchester United dhe ai është vetëm 18 vjeçar. Ai ka realizuar 10 gola në këtë sezon vetëm në Premier Ligë, duke u bërë adoleshenti i parë që e arrin këtë shifër, që nga koha e Wayne Rooney./Insajderi.com.