Njëri nga mbrojtësit më të mirë dhe më të kërkuar në botë, Kalidou Koulibaly, ka folur për të ardhmen e tij, pas pyetjeve të përditshme të gazetarëve, të cilët interesohen dhe dëshirojnë të zbulojnë të ardhmen e tij.
“Do të doja të qëndroja te Napoli për gjithë jetën, por fatkeqësisht nuk mund të bëj premtime për këtë”, tha Koulibaly, raporton Insajderi.
“Unë jam pjesë e projektit dhe në fund të sezonit do të flas me drejtorët. Tani për tani, mendja ime është 100% në fushë, pasi akoma jemi në garë për Ligën e Kampionëve dhe luajmë kundër Barcelonës” shtoi Koulibaly.
“Ndonjëherë pajtohem me trajnerin Gattusso i cili thotë se me raste kemi mungesë të vetëbesimit” përfundoi mbrojtësi i Napolit.
Kalidou Koulibaly është i kërkuar nga ekipet angleze si Manchester United, Manchester City dhe Liverpool dhe vlera e tij llogaritet rreth 75 milion euro/Insajderi.com.