Dejan Lovren do të transferohet në Premier Ligën Ruse

Dejan Lovren do të transferohet në Premier Ligën Ruse

Mbrojtësi i Liverpool dhe i kombëtares Kroate, Dejan Lovren, do të largohet nga ekipi i Liverpool, për të vazhduar karrierën e tij në kampionatin e Rusisë.

Mediume të afërta me ekipin e Liverpool, kanë raportuar se Lovren do të transferohet në Rusi, tek skuadra e Zenit St.Petersburg, transmeton Insajderi.

11 milion euro pritet që të jetë shuma e transferimit të tij, shumë kjo që do të pranohet nga Liverpool, marrë parasysh moshën e lojtarit, i cili ka mbushur 30 vite, si dhe formën e tij, që nuk ka arritur të përshtatet me taktikat e Klopp./Insajderi.com.