Kumbulla shumë i shtrenjtë për Lazion

Kumbulla shumë i shtrenjtë për Lazion

Qendër mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Hellas Verona, Marash Kumbulla, është një nga lojtarët më të përfolur në Serie A, për shkak të paraqitjeve të tij të mira si dhe interesimit të shumë klubeve për të.

Mediume në Itali, kishin deklaruar se tanimë Lazio ka amrrëveshje personale me lojtarin, por duket se gjërat do të dështojnë, pasi Verona kërkon hiq më pak se 30 milion euro për kartonin e lojtarit, raporton Insajderi.

Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, është takuar dhe ka biseduar me Verona, por çmimi i lojtarit duket se është problemi, madje Igli Tare ka filluar të shoh alternativa të tjera për të mbuluar nevojat e ekipit të tij./Insajderi.com.