Policia ka gjetur 23 fëmijë të rrëmbyer me grupmosha prej 3 muajsh deri në 15 vjeç brenda një shtëpie

Policia ka gjetur 23 fëmijë të rrëmbyer me grupmosha prej 3 muajsh deri në 15 vjeç brenda një shtëpie

Policia ishte duke gjurmuar një djalë 2 vjeçar, kur gjeti një shtëpi ku mbaheshin 23 fëmijë të rrëmbyer.

3 gra janë arrestuar për trafikim të qenieve njerëzore dhe për përdorim të fëmijëve të skllavëruar për të shitur në rrugë, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Moshat e fëmijëve silleshin prej 3 muajsh deri në 15 vjeç.

Shtëpia ndodhej në San Cristóbal de Las Casas në Meksikë.

Fëmijët u shtynë të punonin përmes dhunës psikologjike dhe fizike.

Misioni i shpëtimit filloi kur policia u vu në kërkim të ylan Esaú Gómez Pérez, i cili u zhduk kur ishte në tregun publik me të ëmen.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse Dylan ishte mes fëmijëve të zhdukur./Insajderi.com