Fiton Inter, rrëmben pozitën e dytë

Fiton Inter, rrëmben pozitën e dytë

Ekipi i Inter, ka arritur të shënoi fitore prej 3 me 0 kundër ekipit të Genoa dhe kështu ka arritur të rrëmbejë pozitën e dytë në tabelë nga ekipi i Atalantas.

Romelu Lukaku ka shënuar golin e vetëm në pjesën e parë, në minutën e 34’, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan 83’ dhe 93’ nga Sanchez dhe përsëri Lukaku, raporton Insajderi.

Inter me këtë fitore arrin kuotën e 76 pikëve, një pikë më shumë se sa Atalanta dhe 4 pikë më pak se Juventus që është lider dhe ka një ndeshje më pak./Insajderi.com.