Reagon presidenti i Barcelonës pas lajmeve se Messi po i bashkohet Interit

Presidenti i Barcelonës ka reaguar pas pretendimeve se Messi do të transferohet në Interi.

Reagon presidenti i Barcelonës pas lajmeve se Messi po i bashkohet Interit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Baromeu, ka thënë se Lionel Messi do të vazhdojë të qëndrojë në Barcelonë pasi do ta nënshkruajë kontratën e re me klubin katalunas.

Ditëvë të fundit është raportuar në mënyrë të vazhdueshme se Messi do t’i bashkohet skuadrës së Serie A, Inter.

“Messi e ka thënë disa herë se dëshiron të pensionohet këtu dhe unë nuk e kam asnjë dyshim se ai do ta ripërtërijë kontratën me ne”, tha Bartomeu.

Rivali i Messit, Cristiano Ronaldo i është bashkuar, Juventuesit – dhe një transferim i Messi në Inter ishte parë si mundësi e mirë që në Serie A të rishfaqej rivaliteti i dy futbollisteve më të mirë botë.

Por, presidenti Barcelonës thotë se ai ka një lidhje të ngushtë me Messin . Ai ka shtuar se skuadra e tij është e përkushtuar në Ligën e Kampioneve. /Insajderi.com/