Toni Kroos tregon se ai ishte shumë afër Manchester United

Toni Kroos tregon se ai ishte shumë afër Manchester United

Mesfushori gjerman I Real Madrid, Toni Kroos, ka treguar se ai ishte shumë afër që të bëhej lojtar i Manchester United, para se ai të zgjedh Real Madrid.

“Manchester United kishte shumë interes për mua përpara Kupës së Botës dhe një transferim tek ata, ishte shumë afër”, tha Kroos për Lcastchangriff Podcast, transmeton Insajderi.

“Në atë kohë agjenti im më thirri dhe më tha për Real Madrid dhe kur Real Madrid shfaqet, ju vendosni Manchester-in pas tyre në listë. Në Kupën e Botës, Joachim Loë më pyeti nëse po largohesha për në Madrid, kështu që unë i tregova për këtë dhe ai ishte i lumtur për mua, duke më lejuar që të negociojë kushtet e kontratës gjatë botërorit” përfundoi Kroos.

Edh eish trajneri i Manchester United, David Moyes, kishte deklaruar se ai kishte biseduar me Kroos dhe ata kishin rënë dakord për një transferim të tij tek United, por me shkarkimin e Moyes, duket se dështojë edhe ky operacion./Insajderi.com.