Autoritet kineze marrin kontrollin në konsullatën amerikane në Chengdu (VIDEO)

Autoritet kineze marrin kontrollin në konsullatën amerikane në Chengdu (VIDEO)

Autoritet kineze kanë marrë kontrollin e objektit që vetëm deri pak ditë më parë ishte Konsullatë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në qytetin jug-perëndimor të Kinës, në Chengdu, shkruan USA Today, njofton Insajderi.

Autoritet kineze urdhëruan të mbyllet kjo konsullatë pas tensioneve të fundit mes dy vendeve.

Ky veprim i Kinës erdhi pasi një fillimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhëruan që të mbyllet konsullata kineze në Houstan.

Këto mbyllje të një pas njëshme është janë esklaim signifikant i situatës në dallimet e mëdha të shkaktuara së fundmi në mes dy vendeve duke filluar nga tregu, tek teknologjia e deri te çështjet e sigurisë.

Pastaj janë gjithashtu dallimet për të drejtat e njeriut, për Tajvanin dhe Hong Kongun.

Nga Departamenti i Shtetit Amerikan janë shprehur të zhgënjyer për mbylljen e kësaj konsullate, e cila thuhet se “ka qëndruar në qendër të lidhjeve tona me popullin e Kinës Perëndimore, duke përfshirë edhe Tibetin, qe 35 vjet”.

“Jemi të zhgënjyer nga Partia Komuniste Kineze dhe do të provojmë të gjejmë mënyrë për të mbërritur tek njerëzit në këtë rajon të rëndësishëm”, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Departamenti i Shtetit.