Lallana lë Liverpool-in

Lallana lë Liverpool-in

Fantazisti, Adam Lallana, përfundimisht e ka lënë klubin ku kaloi gjashtë vjet, Liverpool, njofton Inasjderi.

Sipas anglezes The Telegraph, ai tashmë po i kalon testet mjekësore në klubin e ri – Brighton.

Lallana njoftohet se ka arritur marrëveshje tre vjeçare me ekipin nga qyteti Brighton dhe Hove.

Lallana me Liverpool ka fituar Ligën e Kampionëve dhe u bë pjesë e skuadrës që theu mallkimin prej dy dekadash duke u shpallur kampion edhe në Premier Ligë./Insajderi.com