Teksa rinovonte shtëpinë ky burrë gjeti një copëz të pabesueshme të historisë

Teksa rinovonte shtëpinë ky burrë gjeti një copëz të pabesueshme të historisë

Një burrë australian në mes të një rinovimi të shtëpisë u trondit plotësisht pasi bëri një zbulim të pabesueshëm në shtëpinë e prindërve të gruas së tij, shkruan The Mirror, transmeton Insajderi.

Josh Byrnes, 33 vjeçare, po shqyente tapetin e vjetër në një nga dhomat e gjumit të shtëpisë së tij në Sidnei, kur ai gjeti një faturë nga 42 vjet më parë.

Meqë vjehrrit e tij kishin jetuar atje që nga viti 1978, ai e kuptoi se fatura duhej të ishte shumë e vjetër.

Blerja që ishte bërë në një dyqan Woolworths në vitin 1978, arriti në vetëm 0000.91 dollarë.

Josh mbeti i habitur dhe me shpresën që të mësojë më shumë rreth blerjes që u bë, ai hyri në faqen e supermarketit në Facebook.

Sipas news.com.au ai shkroi: “Përshëndetje Woolworths, dikush nga shtëpia jonë bëri blerje në dyqanin tuaj në datën 16/11/78 dhe pasi gruaja ime Liz dhe unë nuk kishim lindur akoma, ne as nuk mund të imagjinojmë se çfarë është blerë për 0000.91 dollar. Ndonjë ide?”

Ndërsa nuk ka shumë që mund të blini për 0000.91 dollarë sot, një katalog nga Woolworths në vitin 1978 thotë se blerësit mund të blinin kafe, spageti dhe kos të tëra për më shumë se 60 cent.

Një pulë e tërë do të kushtonte 1.09 dollarë, ndërsa një kilogram mish i grirë vetëm 89 cent.

Josh nuk mund ta besonte gjendjen perfekte të faturës pavarësisht se ishte 40 vjeç dhe përdoruesit e Facebook ishin po aq të mahnitur sa ai, duke thënë: “Çfarë copëze e historisë. A thua çfarë kishin blerë?”

Woolworths gjithashtu iu përgjigj pyetjes së blerësit dhe tha se ata ishin “Të impresionuar të shohim faturën tonë në një gjendje kaq të mrekullueshme edhe pas 40 vjetësh.”

Sidoqoftë, ata nuk mund të përgjigjeshin për atë se çfarë blenë prindërit e gruas së tij.

Dyqani tha: “Për fat të keq, sistemi ynë nuk na lejon të tërheqim historinë e blerjes kaq të vjetër. Faleminderit që ndatë këtë gjetje të shkëlqyeshme me ne”. /Insajderi.com