Legjenda e Arsenal këshillon Chelsea-n ta transferojnë Martinez-in e Arsenal-it

Legjenda e Arsenal këshillon Chelsea-n ta transferojnë Martinez-in e Arsenal-it

Legjenda e Arsenal, Ian Wright, ka këshilluar drejtuesit e Chelsea që ata të blejnë portierin e Arsenal, Emiliano Martinez, pas paraqitjeve brilante të tij në këtë sezon me Arsenal.

“Kur ju e shihni ekipin dhe punën që ka bërë Lampard tek Chelsea, e kupton se atyre u duhet një portier i mirë, ndoshta vetëm aty i ka mbetur të përforcohet dhe mendoj se portieri adekuat për ta është Martinez i Arsenal” tha Ian, raporton Insajderi.

“Kepa është larg nga forma e tij dhe gabimet e tij e kanë lodhur Lampardin. Nëse e keni përcjell Martinez, ai është një lojtar shumë i mirë, shumë inteligjent dhe luan mirë me këmbë” përfundoi Ian Wright.

Martinez ka pasur paraqitje shumë të mira tek Arsenal, pas lëndimit të portierit Leno, paraqitje këto që kanë rënë në sy të shumë ekipeve./Insajderi.com.