ZYRTARE:Mbappe mungon ndaj Atalanta

ZYRTARE:Mbappe mungon ndaj Atalanta

Klubi i Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht se Kylian Mbappe do të mungojë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve, ndaj Atalanta.

Pas skenimeve të bëra, është vërtetuar se Kylian do të mungojë të paktën tre javë, kohë kjo brenda afatit kur ndeshja kundër Atalantas do të zhvillohet.

Mungesa e francezit në këtë ndeshje, është një hendikep i madh për klubin parisien dhe këtë gjë e ka ditur edhe vet lojtari, që nuk mund t’i ndalte lotët kur u lëndua. Ai u lëndua në ndeshjen e kupës kundër Saint-Etiennes./Insajderi.com.