Edison Cavani me klub të ri?

Edison Cavani me klub të ri?

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edison Cavani, do të largohet përfundimisht nga ekipi francez, pasi ai ka humbur vendin e titullarit, pas ardhjes së Icardi.

Mediumi Record, ka dhënë lajmin se ai ka marrëveshje me klubin e Benfica, e cila do të zyrtarizohet së shpejti, pasi vet lojtari ka refuzuar të vazhdojë me PSG, madje duke lënë akoma të hapur garën e Ligës së Kampionëve, raporton Insajderi.

Ishte folur shumë se ai do të kalonte tek Atletico Madrid, ose tek Manchester United, por kjo nuk do të ndodhë, pasi ai po kalon në kampionatin e Portugalisë./Insajderi.com..