Facebook e Këshilli Evropian në telashe ligjore me njëri – tjetrin

Facebook e Këshilli Evropian në telashe ligjore me njëri – tjetrin

Platforma sociale “Facebook” ka vënë para gjykatës Komisionin Evropian për shkak të kërkesave për informacion nga krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, për arsye se i konsideron informata tejet të ndjeshme.

Kërkesat e Komisionit të BE-së janë për shkak se ka nisur dy hetime antitrusti për sjelljen e “Facebook” në lidhje me praktikat e të dhënave të kompanisë dhe platformën e saj të tregut.

“Natyra jashtëzakonisht e gjerë e kërkesave të Komisionit do të thotë që neve do të na kërkohet të dorëzojmë dokumente kryesisht të parëndësishme, që nuk kanë asnjë lidhje me hetimet e Komisionit, përfshirë informacione personale shumë të ndjeshëm”, tha Tim Lamb, avokati për Konkurrencën i FB.

“Ky informacion përfshin informacionin mjekësor të punonjësve, dokumentet personale financiare. Ne mendojmë se kërkesa të tilla duhet të rishikohen nga gjykatat e BE-së”, shtoi ai.

KE njoftoi se do ta mbroji çështjen e tij në gjykatë dhe se hetimi në “Facebook” vazhdon./Insajderi.com