Peshkaqeni i bardhë vret një grua amerikane

Peshkaqeni i bardhë vret një grua amerikane

Një grua është vrarë nga peshkaqeni i bardhë, në shtetin e Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vrasje përbën rastin e parë kur një person ka gjetur vdekjen nga sulmi i peshkaqenit në këtë shtet.

Gruaja ishte duke notuar afër ishullit Bailey, afër qyteti të Portland, të hënën, kur u sulmua.

Emri i saj, raporton BBC, është Julie Holowach, 63 vjeçare – një ekzekutive mode nga New Yorku, rishtazi e pensionuar, njofton Insajderi.

Është vetëm sulmi i dytë i regjistruar në histori të Maine, pasi peshkaqenët janë shumë të rrallë në këto ujëra.

Holowach ishte duke notuar vetëm 18 metra nga bregu bashkë me vajzën e saj, kur u sulmua.

Lëndime ka pësuar edhe vajza e viktimës.

Një person që kishte parë ngjarjen ka treguar se gjithçka ishte e zakonshme dhe mund të dëgjoje dy gratë duke qeshur, kur papritmas kanë filluar britmat.

“Krejt pa pritur e kam dëgjuar duke bërtitur dhe më pas është fundosur nën ujë. Dukej sikur u tërheq poshtë”, thotë dëshmitari.

Ai tregoi se vajza kur e pa nënë tek fundosej, filloj të notonte në drejtim të saj./Insajderi.com

Julie Holowach