
Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës kanë publikuar sot vendimin për heqjen e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët tanë deri në fund të këtij viti, njofton Insajderi.
Me anë të këtij vendim, qeveria siguron mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër për diasporën për këtë vit.
Në një konferencë për media, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se remitancat që kanë ardhur në Kosovë janë rreth 7 për qind më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ajo ka thënë se deri më tani janë 433 milionë euro që kanë ardhur nga mërgata, derisa e ka cilësuar si kontribut të jashtëzakonshëm.
Bajrami ka thënë se primi i sigurimit që e kanë paguar në kufi nuk ka qenë kosto e madhe për ta, por shton se ka qenë maltretim me të cilin janë përballur në kufi.
Ndërsa Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka thënë “se janë ulur tarifat për masën 35% për auto-veturat dhe motoçikletat dhe se kjo bëhet me qëllim të lehtësimit të ardhjes së bashkatdhetarëve”./Insajderi.com