Ismet Munishi: Kemi luajtur futboll të mirë, e dhimbshme të mos dalim në Evropë

Ismet Munishi: Kemi luajtur futboll të mirë, e dhimbshme të mos dalim në Evropë

Pas humbjes së Ballkanit nga Prishtina në finalen e kupës së Kosovës në futboll, ka reaguar trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ismet Munishi, duke thënë se përkundër humbjes, është e dhimbshme të mos luajmë në Evropë, njofton Insajderi.

Sipas Munishit, Prishtina ishte një skuadër shumë e fortë dhe luajti futboll të mirë, ndërsa Ballkani u mundua të bënte maksimumin në fushën e lojës.

“Prishtina luajti mirë, luajti taktikisht shumë mirë e shënuan atë golin pas një pakujdesi dhe kishin edhe avantazhit gjatë gjithë shumicës së lojës. Ne tentuam, filluam me luajt edhe futboll shumë ofensivë, patëm shumë raste mirëpo si duket ne kemi pasur ndeshje shumë të vështira, kohëve të fundit dhe ato ndeshje në masë të madhe skuadra e ka humbur freskinë edhe në momentet vendimtare nuk e kishim përqendrimin e duhur, nuk e kishim koncentrimin e duhur tek pasi final tek përfundimi i aksionit, mirëpo sido që të jetë jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve”.

Sa i përket stinorit të ri, Munishi ka thënë se ka në plan që në skuadrën e tij të bëjë transferime të reja në mënyrë që Ballkani te jetë në mesin e skuadrave më të mira në Kosovë./Insajderi.com