Zbulohet origjina e Stonehenge, një prej mistereve të botës

Zbulohet origjina e Stonehenge, një prej mistereve të botës

Origjina e gurëve sarsen të Stonehenge është zbuluar më në fund me ndihmën e një pjese që mungonte e që është kthyer pas 60 vitesh.

Arkeologët gjetën burimin e këtyrë gurëve në një zonë 25 km në veri të Marlborough.

Susan Greaney nga English Heritage tha se zbulimi ishte shumë emocionues. Gurët me gjatësi prej 7 metrash, e me peshë 20 ton, me gurë të tjerë me masa dhe rëndësi të ndryshme, ka mbetur deri më so tnjë prej gjërave të pasjegueshme në botë.

Shumica e gurëve që e përbëjnë këtë monument janë identifikuar përpos gurëve sarsen që deri më tash mbeten mister.

Kthimi i bërthamës, e cila ishte larguar gjatë kërkimeve arkeologjike me 1958, u mundësoi arkeologëve të analizojnë përbërjen kimike.

Askush nuk dinte ku ishte kjo bërthamë derisa Robert Philips, 89, i cili ishte i involvuar në këto punë vendosi ta kthejë këtë pjesë vitin e kaluar./Insajderi.com