Australisë s’po i funksionon karantina – mbi 700 raste e 13 vdekje vetëm për një ditë

Australisë s’po i funksionon karantina – mbi 700 raste e 13 vdekje vetëm për një ditë

Shteti i Viktorias në Australi ka raportuar se gjendja po përkeqësohet çdo ditë dhe ka vazhdimisht rritje të rasteve e të infektimeve dhe të vdekjeve nga COVID-19, shkruan BBC, njofton Insajderi

Kjo rritje po ndodhë përkundër faktit që ka gjashtë javë që vendi është në karantinë.

Zyrtarët shëndetësorë kanë konfirmuar 723 raste të reja dhe 13 vdekje vetëm të martën. I pari i shtetit të Viktorias Daniel Andrews ka deklaruar se të gjitha vdekjen përfshijnë njerëz në mes 70 e 80 vjeç.

E marta ishte dita më e kobshme në Australi prejse është paraqitur rasti i parë me COVID në këtë shtet.

Australia ishte një nga vendet që dukej se po e menaxhonte mirë situatën me pandeminë, derisa shpërthej një numër i madh rastesh në Melburn./Insajderi.com