Rivaldo: Philippe Coutinho duhet të kthehet në Premier Ligë

Rivaldo: Philippe Coutinho duhet të kthehet në Premier Ligë

Legjenda e Brazilit dhe e Barcelonës, Rivaldo, ka komentuar mbi situatën e bashkë-kombësitë të tij, Philip Coutinho, pas dështimit të tij tek Barcelona dhe Bayern.

“Philip duhet ë kthehet urgjentisht nga huazimi, por ai nuk duhet të qëndroj tek Barcelona, por duhet të kthehet në Premier Ligë, pasi aty shkëlqeu ai, duke u bërë nga lojtarët më të mirë në ligë” tha Rivaldo, transmeton Insajderi.

“Në ekipet si Arsenal, Tottenham dhe Leicester, ai do të kishte minutazhë të plotë dhe do të mund të kthente formën e tij.” Përfundoi Rivaldo.

Coutinho ishte transferuar nga Liverpool tek Barcelona, por që nuk arriti të përshtatet tek blaugranët./Insajderi.com.