Vret vetën, 20-vjeçari shqiptar në Itali

Vret vetën, 20-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Markes në Itali.

Është vetëvrarë në burgun e Fermos në Itali një i burgosur 20-vjeçar shqiptar me inicialet N.D., njofton Insajderi.

Lajmi i është komunikuar familjarëve nga autoritetet e burgut.

20-vjeçari është djali i një familje emigrantësh shqiptarë që prej disa vitesh jetojnë në Itali./Insajderi.com