Personave që nuk jetojnë brenda një shtëpie u është ndaluar ta takojnë njëri – tjetrin në ambiente të mbyllura (ta vizitojnë njëri – tjetrin) në Manceshter, Lacashire dhe Yorkshire në Britani të Madhe, për shkak të një shpërthimi të ri të rasteve me COVID-19, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Sekretarja e shëndetësisë ka thënë se ka një rritje të madhe të infektimeve kryesisht për shkak se njerëzit nuk po e respektojnë masën e mbajtjes së distancës.
Nga këto masa të reja do të afektohen rreth katër milionë banorë.
Opozita ka kritikuar qeverinë për mungesën e qartësisë rreth masave që po implementon, kjo edhe për arsye se vendimi për to u dha “natën vonë”.
Qeveria ka pranuar se këto masa do t’u “bien kokës” komunitetit mysliman që po përgatitej të festonte Kurban Bajramin, megjithatë xhamitë kanë mbetur të hapura, por me rekomandimet për mbajtje të distancës dhe respektim të rregullave të tjera./Insajderi.com