United rivalizon Evertonin e Napolin për mbrojtësin e Lille

United rivalizon Evertonin e Napolin për mbrojtësin e Lille

Manchester United po e mbajnë një sy tek mbrojtësi Gabriel Magalhaes, shkruan Sky Sport, njofton Insajderi.

Mbrojtësi i Lille do të mund të ishte zgjidhja për repartin defansiv të Djajve, pjesë ku ekipi nga Old Traford po çalon prej kohësh.

Ole Gunnar Solskjaer ka dalur “në treg” për të blerë edhe një qendër-mbrojtës dhe Magalhaes i ka rënë shumë në sy.

22 vjeçari po kërkohet prej kohësh edhe nga ekipi anglez Everton dhe ai Italian Napoli./Insajderi.com