Vietnami regjistron vdekjen e parë me COVID-19

Vietnami regjistron vdekjen e parë me COVID-19

Vietnami, shteti që krenohej me rezultate impresive në luftën kundër COVID-19, duke mos pasur asnjë vdekje të vetme nga virusi, ka shënuar vdekjen e parë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

I vdekuri është një burrë 70 vjeçar nga qyteti i Hoi An, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve të premten.

Për tre muaj rresht nuk ishte njoftuar për asnjë infeksion të ri me virus, derisa javën e kaluar shpërtheu një valë infektimesh në resortin Da Nang.

Vietnami, që ka një popullsi prej 95 milionë banorësh ka raportuar vetëm 509 raste prejse ka filluar pandemia.

Ndryshe nga shumë vende të tjera, Vietnami reagoi ende pa pasur asnjë rast të vetëm, duke mbyllur kufijtë herët dhe duke mos lënë fare pasagjerë brenda vendit, përveç shtetasve që ktheheshin.

Çdo kush që futej brenda shtetit karantinohej në vendet e rezervuara nga qeveria për 14 ditë dhe futje në testime.

Për një kohë kjo metodë dukej shumë efektive, dhe virusi nuk udhëtonte fare.

Vietnami ishte vlerësuar lartë edhe për metodën e saj për ta kontrolluar virusin, por edhe për trajtimin që i kishte dhënë një piloti skocez, i cili kaloi dy muaj në koma pasi ishte infektuar me COVID-19.

Megjithatë këtë javë erdhi lajmi i vështirë se raste të reja janë zbuluar në vendin e quajtur Da Nang.

Kurse tani, vjen edhe lajmi për vdekjen e parë. Në fakt zyrtarët mjekësorë thanë se personi vdiq nga kanceri, por që ishte edhe pozitiv me COVID-19./Insajderi.com