Si në filma – Arratiset nga kati i 12 i burgut (FOTO)

Si në filma – Arratiset nga kati i 12 i burgut (FOTO)

Një i dyshuar për vrasje, u arratis nga burgun në Oklahoma City gjatë ditës së Premte, duke përdorur çarçafë të lidhur së bashku për t’u lëshuar nga kati i 12 i ndërtesës.

Pablo Robledo, 34 vjeç, i cili po mbahej nën akuzën e vrasjes së shkallës së parë, dhe shoku i tij i qelisë, u arratisën duke thyer një dritare të qelisë së tyre dhe duke u lëshuar nga kati i 12 i ndërtesës së burgut, tha zëdhënësi Mac Mullings, transmeton Insajderi.

Mullings tha se Robledo ishte parë në videon e sigurisë rreth orës 5:25 të mëngjesit, kur ai ishte jashtë burgut

Shoku i tij i qelisë, Jose Hernandez, gjatë arratisjes, ra nga kati i katërt dhe u arrestua nga Policia.

Të dhënat e burgut tregojnë se Robledo ishte burgosur që nga qershori 2019 për vrasje, abuzim në familje dhe akuza të tjera. Ai anjëherë nuk I ka pranuar këto akuza, por shumë shpejtë ishte paraparë që të mbahej një gjyq për të./Insajderi.com.