Igli Tare nuk do të lejojë largimin e Ciro Immobile

Igli Tare nuk do të lejojë largimin e Ciro Immobile

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, nuk dëshiron të lejojë largimin e sulmuesit Italian Ciro Immobile, i cili që ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar me 35 gola në Serie A

Sipas mediave në Itali, Lazio është e gatshëm t’i ofrojë pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh për ta bindur të mbetet në klub, transmeton Insajderi.

Lazio po planifikon t’i vazhdojë kontratat me disa prej lojtarëve kryesorë të këtij sezoni, ata tashmë kanë rinovuar me mesfushorin Luis Alberto deri në vitin 2025.

Për sulmuesin italian interesim kanë shprehur Manchester United dhe Napoli, por sulmuesi në top formë ka kontratë me Lazion deri në vitin 2023./Insajderi.com.