Baseli bëhet pishman – dëshiron kthimin e Edon Zhegrovës

Baseli bëhet pishman – dëshiron kthimin e Edon Zhegrovës

Ekipi i Basel, dëshiron që ta rikthejë në radhët e veta, sulmuesin anësor të përfaqësuese së Kosovës, Edon Zhegrova.

Mediat në Zvicër, kanë raportuar se Basel ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit, për të parë mundësin që Edoni të kthehet prapë tek Basel, transmeton Insajderi.

Zhegrova ka qenë i huazuar për një sezon tek Basel nga ekipi i Genk, ku ai ka realizuar 18 paraqitje, duke shënuar 2 gola.

Ekipi i Basel vendosi ta kthejë Zhegrovën tek Genk, pasi nuk kishin mundësi financiare për të paguar kartonin e tij, por duket se ata kanë kthyer mendjen dhe tani e dëshirojnë kthimin e tij tek ekipi i tyre, pasi ai llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur para vetës./Insajderi.com.