Lojtari i Manchester United si dhe reprezentuesi i kombëtares së Anglisë, Jesse Lingard, mund të largohet nga United, në këtë afat kalimtar.
Mediat në Alngli, janë të sigurta se Lingard do të largohet, pasi ai ka dështuar të ri gjejë formën e tij, pas ardhjes së Ole Gunnar Solskajer në krye të klubit nga Old Trafford, trasnmeton Insajderi.
Jesse Lingard është lojtar i akademisë së United dhe ishe pjesë e të gjitha ekipeve zingjirë të klubit.
Lingard kohë më parë ka treguar se ai kishte disa probleme të natyrës personale dhe sipas tij, kjo e ka ndaluar të përqendrohet dhe të performojë ashtu siç duhet. Ai ka treguar se ka biseduar me Solskajer, nga i cili ka kërkuar mirëkuptim, për të marrë kohën e duhur, që të rikthehet në formën e duhur.
Shumë ekipe janë të interesuara për shërbimet e tij, duke përshirë Arsenal, Everton, Newcastle United, Borussia Mönchengladbach e Dortmund/Insajderi.com.